Të shtëna me armë zjarri në Hajvali

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të përdorimit të armës gjatë mbrëmjes së kaluar në Hajvali. Është theksuar se afër një shtëpie janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga disa persona si dhe një veturë, por për shkak të errësirës nuk është mundur të identifikohen as personat as vetura. Policia në vendin…

Lajme

20/06/2024 08:42

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të përdorimit të armës gjatë mbrëmjes së kaluar në Hajvali.

Është theksuar se afër një shtëpie janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga disa persona si dhe një veturë, por për shkak të errësirës nuk është mundur të identifikohen as personat as vetura.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, transmeton lajmi.net.

Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente policore./Lajmi.net/