Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një veture në Gjilan
Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar në Livoq të Epërm të Gjilanit. Viktima mashkull ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke lëvizur me veturë në rrugë, nga persona dhe drejtim i panjohur është shtënë më armë me c’rast është goditur vetura me plumba katër herë. Njësia policore në vendin e…
Lajme
Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar në Livoq të Epërm të Gjilanit.
Viktima mashkull ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke lëvizur me veturë në rrugë, nga persona dhe drejtim i panjohur është shtënë më armë me c’rast është goditur vetura me plumba katër herë.
Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur katër gëzhoja të kalibrit të vogël.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime./Lajmi.net/