Të shtëna me armë zjarri në Bregun e Diellit, katër persona shoqërohen në stacion

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 18:30 në rrugën Gazmend Zajmi, në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga Flora Ahmeti- zëdhnëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës. ‘’Rreth orës 18:30, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës…

Lajme

14/05/2023 20:58

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 18:30 në rrugën Gazmend Zajmi, në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar nga Flora Ahmeti- zëdhnëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

‘’Rreth orës 18:30, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar’’ ka thënë Ahmeti.

Po ashtu Ahmeti ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast zyrtarët policor të stacioneve veriu dhe qendra kanë arrit që në lagjen Arbëria, të ndalojnë një automjet të dyshuar dhe të gjejnë dhe sekuestrojnë një armë AK-47, të cilën njëri nga të dyshuarit e ka hedhë në mbeturina.

No description available.

Arma e sekuestruar

Deri tani në stacion policor janë shoqëruar në stacion katër persona të cilët dyshohet se  kanë qenë të përfshirë.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit./Lajmi.net/