Të shtëna me armë në Vushtrri, plagoset një person – flasin nga policia për rastin
Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Vushtrri, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, e cila tha për lajmi.net se ngjarja është raportuar rreth orës 20:59, nga Emergjenca e qytetit. “Sot rreth orës 20:59 nga…

Lajme
Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Vushtrri, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, e cila tha për lajmi.net se ngjarja është raportuar rreth orës 20:59, nga Emergjenca e qytetit.
“Sot rreth orës 20:59 nga urgjenca e Vushtrrisë është raportuar për një person të lënduar, e që dyshohet nga arma e zjarrit. Personi në fjalë, pas marrjes së tretmanit është dërguar në QKUK për trajtime të mëtejshme”, ka deklaruar Pllana për lajmi.net.
Sipas saj, njësitet policore kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informacionit dhe janë duke u marrë me rastin.
“Të gjitha njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes”, shtoi zëdhënësja Pllana.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet që çuan deri te ky incident, si dhe për të identifikuar të dyshuarit e përfshirë.