Të shtëna me armë në Malishevë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e djeshme në fshatin Balincë të Malishevës.

Lajme

01/12/2019 12:22

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur nga një automjet në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur, përcjell lajmi.net.

“Një mashkull k/Shqiptar ka raportuar se person-a të panjohur nga një automjet në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime në njerëz ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar  gjashtë (6) gëzhoja të pistoletës.  Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”. /Lajmi.net/