Të shtëna me armë në Gjilan, dy të vrarë dhe dy të plagosur- i dyshuari në arrati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qendër të Gjilanit. Si pasojë e shkrepjes së armës dy persona kanë ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë plagosur, ku dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente në Gjilan. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.…

Lajme

10/08/2025 13:50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qendër të Gjilanit.

Si pasojë e shkrepjes së armës dy persona kanë ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë plagosur, ku dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente në Gjilan.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka thënë se personi i dyshuar për rastin është mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë I cili për momentin është në arrati.

“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32  dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri  në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “ . Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur  dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimt për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë I cili për momentin është në arrati . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”, ka thënë Hashani. /Lajmi.net/