Të shtëna me armë në Ferizaj – arrestohen tre persona, Policia konfiskon armë

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Ferizaj, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në një zonë të banuar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për Lajmi.net se rasti ka ndodhur më 11 shtator 2025, rreth orës 20:11, në rrugën “Ismet Ramadani”.…

Lajme

11/09/2025 22:24

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Ferizaj, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në një zonë të banuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për Lajmi.net se rasti ka ndodhur më 11 shtator 2025, rreth orës 20:11, në rrugën “Ismet Ramadani”.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë arrestuar tre persona të dyshuar. Gjatë kontrollit, janë konfiskuar dy armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në rast. Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gëzhoja, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Veseli.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar, ndërsa policia ka paralajmëruar se për informacione të tjera do të njoftojë me raport vijues./lajmi.net/