Të shtëna me armë mbrëmë në Prishtinë, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka dhenë disa detaje për të shtënat me armë që ndodhën mbrëmë rreth orës 20:30 në Prishtinë, rrugës për Gërmi.

Lajme

16/10/2019 10:43

Dy persona kanë njoftuar se gjersa kanë qenë në lokalin e tyre, dy të dyshuar meshkuj nga jashtë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës në një komunikatë për media.

“Nuk raportohet për të lënduar. Në vendngjarje janë gjetur dhe janë konfiskuar 8 gëzhoja, një predhë dhe një karikator me dy fishekë. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. /Lajmi.net/