Të shtëna me armë dhe granata dore në drejtim të një makinerie në Lipjan
Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në Lipjan. Sipas informacioneve të para theksohet se ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë hedhur dy granata dore në drejtim të një makinerie dhe kontejneri. Si pasojë e kësaj janë shkaktuar dëme materiale. Po…
Lajme
Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në Lipjan.
Sipas informacioneve të para theksohet se ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë hedhur dy granata dore në drejtim të një makinerie dhe kontejneri.
Si pasojë e kësaj janë shkaktuar dëme materiale.
Po ashtu në vendngjarje janë gjetur dy siguresa të granatës së dorës, transmeton lajmi.net.
Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/