Të rinjtë e pasur të Instagramit (Foto)
Prej veturave luksoze dhe pijeve të shtrenjta për t’u relaksuar në jahte private, këta të rinj po i kalojnë pushimet shumë më ndryshe se të rinjtë e gjysmës tjetër të botës.
Fun
Adoleshentët, tani kanë një blog të Instagram të quajtur “Fëmijët e Pasur” (Rich Kids), ku i dokumentojnë përvojat e tyre që pjesa tjetër e botës t’i sheh ato.
Prej pushimeve me familjarët e tyre e deri tek udhëtimet me miqtë për në qendrat më të mira tregtare në botë, ata tashmë kanë tërhequr vëmendjen e të tjerëve. Ata fluturojnë për në destinacionet e tyre me avionë privat dhe shëtisin me vetura tejet luksoze, transmeton Lajmi.net.
Shumica e tyre postojnë fotografi duke ngrënë ushqim të shtrenjtë dhe duke mbajtur në dorë një shumë të konsiderueshme të parave, përderisa të tjerët postojnë fotografi nga pishinat e tyre private, helikopterët, ditëlindjet e shtrenjta, jahtët etj.
Më poshtë mund t’i shihni disa prej postimeve të tyre:
Marcus Wetterheim është njëri nga shumë adoleshentët të cilët janë shfaqur në “Rich Kids”. Në foton e shfaqur, ai është ndalur për të bërë një pushim gjatë udhëtimit të tij me veturë luksoze për në Spanjë.
Një tjetër adoleshent ka fotografuar veten duke udhëtuar me një avion privat dhe e ka shpërndarë në rrjetet sociale që pjesa tjetër e botës ta sheh atë.
Shtëpia e madhe e kësaj vajze në Nju Jork u krahasua me Shtëpinë e Bardhë nga disa përdorues të rrjeteve sociale.
Një tjetër ka postuar një selfie para nisjes me helikopter me një mik të tij.
Kjo femër e re u fotografua duke u rrezitur mbi një mjellmë prej gome në Nju Jork.
Clarisse La Fleur postoi një fotografi të një jahti të pabesueshëm privat, me një hashtag #yachtlife.
Një tjetër femër vendosi t’i tregojë paratë në mënyrën më të shëmtuar të mundshme – për t’u siguruar që të tjerët të mos kenë dyshime mbi jetën e saj.
Ky djalosh postoi një fotografi qesharake në Instagram. Ai në fotografi shihet duke i përqafuar dy shishe të mëdha të shampanjës gjatë kohës kur po flinte, dhe kishte shkruar “Duke kaluar pak kohë me djemtë e mi Cha, Mp dhe Agne.
Alex Burnahm postoi këtë fotografi në Instagram me mbishkrimin “Duke kaluar mirë me këto dy vetura luksoze”.
Ditëlindja e mrekullueshme: Përdoruesja e Instagram ‘kmelnichenko’ ngarkoi një fotografi ku ajo shihej me shoqen e saj brenda një avioni privat duke fluturuar për në Las Vegas.
Blogu “The Rich Kids of Instagram” u krijua më 2012.
Në këtë foto shihet gjithashtu një tjetër adoleshent duke qëndruar para veturës së tij luksoze.
Dy shoqe duke hipur në një helikopter.
Kjo është një tjetër fotografi e njërit prej anëtarëve të këtij blogu, i cili shihet duke kaluar mirë në Saint Tropez – prapa helikopteri i tij privat.