Të premten vazhdon seanca konstituive e Kuvendit, në rend dite zgjedhja e nënkryetarëve

Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë të premten, më 11 shtator, seancën konstituive. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, vazhdimi i seancës do të mbahet në sallën e seancave, duke filluar nga ora 11:00. Në rend dite është vetëm një pikë: zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. Kuvendi deri më tani ka…

Lajme

10/09/2026 16:08

Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë të premten, më 11 shtator, seancën konstituive.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, vazhdimi i seancës do të mbahet në sallën e seancave, duke filluar nga ora 11:00.

Në rend dite është vetëm një pikë: zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Kuvendi deri më tani ka arritur të zgjedhë kryesinë, ndërsa zgjedhja e nënkryetarëve pritet të jetë pjesë e hapave të radhës për përfundimin e procesit të konstituimit. /Lajmi.net/