Të premten rivarrosen eshtrat e njërit prej të zhdukurve gjatë luftës në Rahovec
Të premten në ora 14:00 në varrezat e martirëve në Rahovec do të bëhet rivarrimi i eshtrave të Elhami Tahiragës, i vrarë ën sulmin serb në këtë qytet në korrik të vitit 1998. Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Rahovecit. Identik imi i eshtrave të të ndjerit është bërë përmes analizave të AND-së…

Lajme
Të premten në ora 14:00 në varrezat e martirëve në Rahovec do të bëhet rivarrimi i eshtrave të Elhami Tahiragës, i vrarë ën sulmin serb në këtë qytet në korrik të vitit 1998.
Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Rahovecit.
Identik imi i eshtrave të të ndjerit është bërë përmes analizave të AND-së nga Instituti përkatës.
NJOFTIM PËR RIVARRIM TË MARTIRIT TË LUFTËS ELHAMI TAHIRAGA
Njoftojmë opinionin se, më 25 prill 2025, në orën 14:00, në varrezat e martirëve në Rahovec, do të bëhet rivarrimi i eshtrave të Elhami Tahiragës, i vrarë në sulmin serb në Rahovec në korrik 1998.
Identifikimi i eshtrave të të njderit është bërë përmes analizave të ADN-së nga instituti përkatës.
Ceremoninë e rivarrimit e organizon Komuna e Rahovecit dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur./Lajmi.net/