Aksioni i antidrogës në Veternik, Prokuroria jep detaje
Njësiti antidrogë i Policisë së Kosovës, ka realizuar sot një aksion në lagjen Veternik të Prishtinës. Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, shkruan lajmi.net. Prokuroria ka thënë se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar mbi 2 kilogramë substancë narkotike. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim të plotë…
Lajme
Njësiti antidrogë i Policisë së Kosovës, ka realizuar sot një aksion në lagjen Veternik të Prishtinës.
Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, shkruan lajmi.net.
Prokuroria ka thënë se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar mbi 2 kilogramë substancë narkotike.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Njësinë e Antidrogës së Policisë së Kosovës, kanë realizuar një aksion në lagjen Veternik të Prishtinës, ku gjatë këtij operacioni kanë sekuestruar mbi 2 kilogramë Substancë Narkotike. Prokuroria Themelore është në zhvillim e sipër të këtij aksioni, si dhe në bashkëpunim me organet e rendit po vazhdojnë hetimet e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë PTH përmes një komunikate për media.
Ndërsa, nga Policia e Kosovës kanë thënë se në këtë aksion i cili është duke vazhduar janë arrestuar pesë persona dhe janë konfiskuar armë zjarri, vetura e prova të tjera.
“Sot, më 22.04.2025, nga ora 15:00, Policia e Kosovës, konkretisht antidroga e PK-së ka filluar një aksion taktik në kuadër të një mase të veçantë hetimore. Është sekuestruar sasi e kokainës, armë te zjarrit, vetura dhe prova të tjera materiale. Pesë persona të dyshuar janë arrestuar deri ne këtë fazë, ndërsa operacioni i bastisjeve është duke vazhduar ende në disa lokacione”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha. /Lajmi.net/