Të numëruara 34,65% të votave – Kaq vota ka marr deri me tani djali i ish-presidentit Rugova – Uka
Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 34,65% të votave. Tek Lidhja Demokratike e Kosovës, i pari renditet kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, i cili deri tani ka marrë 25,761 vota, raporton lajmi.net Pas Abdixhikut, me numrin më të madh të votave renditet Hykmete Bajrami, kandidate për…
Lajme
Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 34,65% të votave.
Tek Lidhja Demokratike e Kosovës, i pari renditet kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, i cili deri tani ka marrë 25,761 vota, raporton lajmi.net
Pas Abdixhikut, me numrin më të madh të votave renditet Hykmete Bajrami, kandidate për deputete, me 16,320 vota. Një surprizë e madhe është Ukë Rugova, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, i cili deri tani ka siguruar 14,339 vota, duke u renditur ndër kandidatët më të votuar të LDK-së.
Rugova ka kaluar disa figura të njohura të partisë, përfshirë Avdullah Hotin, Doarsa Kica-Xhelilin dhe emra të tjerë të lartë të LDK-së, duke treguar një mbështetje të konsiderueshme nga qytetarët.
Numërimi i votave vazhdon, dhe rezultati përfundimtar mund të ndryshojë renditjen, por momentalisht Ukë Rugova është një nga surprizat më të mëdha të zgjedhjeve për këtë parti./Lajmi.net/