Të miturës në Gllogoc i jepet narkotikë dhe abuzohet seksualisht me të

Një rast mjaftë i rëndë është raportuar së fundi në Gllogoc. Viktima femër, e mitur, ka informuar se nga i dyshuari mashkull kosovar i është dhënë substancë narkotike e llojit kokainë. Pas kësaj, dyshohet se me viktimën është abuzuar seksualisht. Lidhur me rastin, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit…

Lajme

14/11/2024 08:39

Një rast mjaftë i rëndë është raportuar së fundi në Gllogoc.

Viktima femër, e mitur, ka informuar se nga i dyshuari mashkull kosovar i është dhënë substancë narkotike e llojit kokainë.

Pas kësaj, dyshohet se me viktimën është abuzuar seksualisht.

Lidhur me rastin, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti u raportua si “INTOKSINIMI I PERSONIT TJETËR ME NARKOTIK OSE SUBSTANCA PSIKOTROPE”./Lajmi.net/