Të mërkurën mbyllet segmenti Kijevë-Dollc në rrugën Prishtina-Pejë, do të realizohet minimi i masave shkëmbore

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se me datë 18 dhjetor do të mbyllet për qarkullim rruga Prishtinë-Pejë, saktësisht segmenti Kijevë-Dollc LOT-3.  Ky bllokim do të bëhet për shkak se do të realizohet minimi Nr.5  i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugë. “Do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi…

Lajme

16/12/2024 15:49

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se me datë 18 dhjetor do të mbyllet për qarkullim rruga Prishtinë-Pejë, saktësisht segmenti Kijevë-Dollc LOT-3. 

Ky bllokim do të bëhet për shkak se do të realizohet minimi Nr.5  i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugë.

“Do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës. /Lajmi.net/