Haradinaj: Lajm i mirë kur Kosova avancon në sektorin e sigurisë por nuk mund të lihen anash kompanitë amerikane me letra mbi tavolinë
Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj ka reaguar pas njoftimit të Kryeministrit Kurti se është nënshkruar kontratë me një kompani turke për prodhimin e municionit. Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndonëse avancimi i Kosovës në sektorin e sigurisë është lajm i mirë, kjo marrëveshje do të duhej të nënshkruhej me…

Lajme
Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj ka reaguar pas njoftimit të Kryeministrit Kurti se është nënshkruar kontratë me një kompani turke për prodhimin e municionit.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndonëse avancimi i Kosovës në sektorin e sigurisë është lajm i mirë, kjo marrëveshje do të duhej të nënshkruhej me kompani amerikane, shkruan lajmi.net.
“Është gjithmonë lajm i mirë kur Kosova avancon në sektorin e sigurisë dhe prodhimit të municionit. Por të lihen anash kompanitë amerikane me letra mbi tavolinë, është gabim. Falënderues ndaj Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme, mirëpo çdo gjë që ka të bëjë me ushtri, municion e siguri – i jemi borxhli të përjetshëm Amerikës. Gabim në hapa, njësoj sikur me energjetikë, me anulimin e kontratës me Contour Global për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re dhe me anulimin e projektit të gazsjellësit amerikan”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka kërkuar nga Kurti që ta publikoj kontratën. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: