Të lindur për njëri tjetrin- Dashuria mes Kate dhe William është perfekte astrologjikisht

Ndërsa i përket Meghan dhe Harry lidhja e tyre është “interesante”, sipas astrologëve.

Fun

03/11/2020 13:03

Shumica mendojnë se ka shumë pak qifte që janë më ikonik sesa Kate Middleton dhe Princi William, por me sa duket dashuria e tyre ka qenë e shkruar në yje, shkruan “TheSun”.

Sipas lexueses së Tarotit  Kerry King, ata janë qifti perfekt astrologjikisht. Ndërsa qiftin Harry dhe Meghan ajo e cilëson si “interesant”, transmeton lajmi.net.

Kerry ka 20 vite që e praktikon leximin e letrave të tarotit. Ajo thotë se disa shenja janë kombinim më i mirë se disa të tjera.

Sipas saj, Kate, që është bricjap, dhe William që është gaforre, janë qifti perfekt.

Ata gjenden përballë njëri-tjetrit në rrotën zodiake, pra është e pashmangshme që do të jenë shumë të tërhequr mes vete.

Ata i përmbushin mungesat e njëri-tjetrit dhe si qift ata janë një.

Ndërsa Meghan është luan, Harry është virgjëresha. Ky kombinim i shenjave është shumë intrigues.

Luani është pasionant, i egër që të udhëheqë dhe i lindur për të performuar, kurse virgjëresha është më praktik, pragmatik dhe punon pas skenave.

Ajo e mbron, kurse ai e mbanë me këmbë në tokë.

Sipas Kerry, “yjet dinë gjithçka”, prandaj që një lidhje të jetë e suksesshme, qifti duhet të jetë i përshtatshëm astrologjikisht. /Lajmi.net/