Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

Të gjithë në mbështetje të Ahmedit, djaloshit i cili u arrestua për krijimin e një ore

10:40 | 17 Shtator 2015

Ahmed Mohamed, djalosh 14-vjeçar mysliman i cili u arrestua nga autoritetet e Teksasit për krijimin e një ore për të cilën menduan se ishte bombë, tani është duke u mbështetur me të madhe në rrjetet sociale.

Të mërkurën, hashatgu #IStandWithAhmed u bë trend në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar, përderisa ngjarja rreth djaloshit 14-vjeçar u shpërnda me të madhe në të gjitha rrjetet sociale, me reagime të ndryshme që nga presidenti i SHBA-së, yjeve botërore dhe më shumë.

Ahmed, një student i cili është i pasionuar pas inxhinierisë, e solli orën e tij në shkollën MacArthur në Teksas të martën, ku një mësues pasi e pa atë e thirri menjëherë policinë, përkundër faktit që ajo ishte një orë, dhe jo një armë, transmeton Lajmi.net.

Policia e mbylli rastin të mërkurën pa ndonjë akuzë për djaloshin, duke cituar se nuk kishte prova se ai kishte për qëllim të dëmtonte dikë, dhe më pas u lëshua në shtëpi tek prindërit e tij.

Ngjarja që i ndodhi atij bëri që shumë figura të larta botërore të reagojnë: Presidenti i SHBA-së, yjet botërore dhe pronarët e kompanive më të mëdha teknologjike, duke përfshirë Mark Zuckerberg.

Screenshot_2 Screenshot_3 Screenshot_4 Screenshot_5

Ngjashëm si Obama, i cili e ftoi atë në Shtëpinë e Bardhë, themeluesi dhe CEO i Facebook Mark Zuckerberg e ftoi atë në Menlo Park për një vizitë në zyrat qendrore të kompanisë.

Screenshot_1

Disa madje i morën orët e tyre në punë, për t’u solidarizuar me 14-vjeçarin.

Screenshot_6 Screenshot_7

Përdorues të tjerë të rrjeteve sociale akuzuan policinë dhe shkollën për arrestimin e Ahmedit pasi thanë se kjo është bërë vetëm pse ai është mysliman. Por, policia tha se reagimi i tyre do të ishte i njëjtë pa marrë parasysh se kush do ta sillte orën në shkollë.

Në fund, me një postim në Twitter nga profili @IStandWithAhmed u falenderuan të gjithë ata që e mbështeten Ahmedin . (Lajmi.net)