Të gjithë djemtë e shtëpisë në nominim për të shtunën në BBVA 5
Greta Kazazi në javën që shkoi ka qenë lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ajo me këtë sfidë natyrisht se kishte edhe një avantazh që iu kumtua në spektaklin e së martës. E pyetur nga moderatori Ledion Liço se kë do çonte në nominim, djemtë apo vajzat e shtëpisë. Ajo…
ShowBiz
Greta Kazazi në javën që shkoi ka qenë lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ajo me këtë sfidë natyrisht se kishte edhe një avantazh që iu kumtua në spektaklin e së martës.
E pyetur nga moderatori Ledion Liço se kë do çonte në nominim, djemtë apo vajzat e shtëpisë.
Ajo vendosi t’i dërgonte në televotim të gjithë meshkujt pasi vajzat kanë më pak dinamika.
“Meshkujt, sepse mendoj se Rogerti mund të dalë. Vajzat kanë më pak dinamika në shtëpi”, u shpreh ajo.
Rogerti ndërkohë është në nominim të përhershëm për shkak të shkeljes së rregullave nga Vëllai i Madh.
Veç kësaj, nga programi u përjashtua edhe Keijsi për shkak të thyerjes së rregullave.
View this post on Instagram