Të gjitha modelet Porsche duhet të jenë tërësisht elektrike deri në vitin 2030

Prodhuesi beson se në pak më shumë se një dekadë, Porschet do të jenë të gjitha elektrike.

Auto & Tek

12/04/2018 14:26

Duke e parë që kompania Tesla tashmë ka filluar në prodhimin e makinave elektrike, edhe Porsche dëshiron ta bëjë të njejtën gjë.

Porsche do të investoj në pesë vitet e ardhshme deri në 6 miliard euro për këto makina.

Shefi i Porsche ka thënë se deri në vitin 2030 të gjitha makinat Porsche do të jenë elektrike.

Në selinë e Porsche në Zuffenhausen , një miliard euro do të investohen në një fabrikë të re për automjetet elektrike.  Megjithatë, Blume ende ka dyshime në lidhje me faktin nëse motorët elektrikë në të vërtetë janë më miqësorë ndaj klimës sesa motorët me djegie të brendshme për shkak të përzierjes aktuale të energjisë elektrike. /Lajmi.net/