Të famshmit shqiptarë marshojnë në Tiranë me moton “Për fëmijërinë e vjedhur”

Shumë prej fytyrave publike iu bashkuan marshit të sotëm.

ShowBiz

04/06/2020 17:26

Rasti i përdhunimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës 65-vjeçar në Tiranë ka nxitur reagime të shumta, shkruan lajmi.net.

Madje, kjo gjë bëri që të organizohet një marsh sot nga ora 16:00 në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Marshi me moton “Për fëmijërinë e vjedhur”, ka mbledhur emra të njohur, përfshirë këngëtarë, moderatore, e shumë të tjerë.

Në mesin e personave që po marrin pjesë në protestë, e të cilët kanë ndarë me ndjekësit fotografi nga vendngjarja janë: Arbana Osmani, Lori dhe Sara Hoxha, Olti Curri, Orinda Huta, Rozana Radi, Eneda Tarifa, Anxhelina Hadërgjonaj, Lei Kraja, e shumë të tjerë.

Më poshtë mund t’i shihni disa imazhe që janë ndarë nga marshi i sotëm me moton “Për fëmijërinë e vjedhur”. /Lajmi.net/