Të famshmit që gjetën dashurinë në festivalin e filmit
Shumë prej të famshmëve gjetën dashurinë në festivalin e Kanës.
ShowBiz
Dashuria e shumë prej çifteve të njohura të shoubizit ka vënë themelet që prej festivalit të filmit në Kanë, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Festivali i Kanës ështv shesh lojërash ku të famshmit festojnë dhe ashtu siç rastisi me disa prej tyre, gjejnë dashurinë e jetës.
Yjet më të mëdhenj të botës, nga Diddy, Tom Cruise dhe Kim Kardashian kanë filluar romancën në këtë festival.
Pop-artistja, Cheryl u takua me biznesmenin francez në Kanë, ku ai ishte nikoqir në vitin 2014 në klubin “Cozy Box” ku ishte ambasador i “L’Oreal”. Ata u martuan në të njëjtin vit, por u divorcuan në vitin 2016.
Paris Hilton e filloi romancën me yllin e filmit “The Hill Dog Reindhardt”, pikërisht në Kanë në vitin 2009, por romanca e tyre përfundoi në vitin 2010.
Chloe Green me Jeremy Meeks në festivalin e Kanës në qershor të vitit 2017, ndërsa tani thuhet se çifti po pritet të bëhen prindër.
Reperi Diddy dhe këngëtarja e R’n’b, Cassie janë lidhur gjatë Kanës, por për 10 vite shumë herë janë ndarë dhe bashkur, madje ende Diddy nuk ka një unazë në gisht.
Kim Kardashian dhe Kanye West e kanë bërë paraqitjen e parë publike në vitin 2012 në këtë festival. /Lajmi.net/