Të ecësh mbi ujë (Foto)

Një artist bullgar me emrin Kristo ka krijuar një instalim rreth tri kilometra të gjatë, përmes së cilit mund të ecësh mbi ujë.

Fun

22/06/2016 19:41

Në disa fotografi të publikuara, shihet projekti i realizuar në liqenin Iseo në Itali, që ndodhet 100 kilometra në perëndim të Milanos.

Shëtitorja është e përbërë nga disa cope me ngjyrë të verdhë me sipërfaqe prej 100.000 metrash katrorë dhe që qëndron mbi një sistem lundrues të kubave të polietilenit.

“I titulluar si “Skelat lundruese” ndjesia e ecjes mbi këtë pasarelë është ajo e ecjes mbi ujë, apo në kurrizin e një balene”, thotë artisti, ndërsa shton se drita dhe uji do të transformojnë ngjyrën e verdhë të shndritshme të copës, në nuanca të së kuqes dhe ngjyrës së artë, përgjatë 60 ditëve.

“Si të gjitha projektet tona edhe ky është pa pagesë dhe i hapur 24 orë në ditë, nëse e lejojnë kushte e motit. Nuk ka bileta, nuk ka rezervime dhe nuk ka pronarë. “Skelat Lundruese”, janë rrugë që i përkasin të gjithëve”

4_8283 3_6991 2_1857 1_4041