Të buzëqeshur e në qejf të mirë, bëhen bashkë kandidatët për kryetar të Vushtrrisë – Meholli i VV-së e bojkoton takimin!

Kandidatët për kryetar të Vushtrrisë janë bërë bashkë mëngjesin e së premtes. Nga pamje të siguruara nga Klan Kosova, Xhevahire Izmaku e Nismës, Xhafer Tahiri i LDK-së, Ferit Idrizi i PDK-së dhe Mensut Ademi i AAK-së u panë në humor të mirë e të buzëqeshur teksa shijonin kafen e mëngjesit. Kjo tregon se mes këtyre…

Lajme

12/09/2025 10:58

Kandidatët për kryetar të Vushtrrisë janë bërë bashkë mëngjesin e së premtes.

Nga pamje të siguruara nga Klan Kosova, Xhevahire Izmaku e Nismës, Xhafer Tahiri i LDK-së, Ferit Idrizi i PDK-së dhe Mensut Ademi i AAK-së u panë në humor të mirë e të buzëqeshur teksa shijonin kafen e mëngjesit.

Kjo tregon se mes këtyre kandidatëve ka një relacion mjaft të shëndetshëm, ani pse janë në garë për të zënë “karrigen” e të parit të Vushtrrisë.

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga VV, Dr. Sylejman Meholli e ka bojkotuar takimin.