Të ardhurat në App Store 80% më të larta se në Google Play
Lëvizja drejt celularëve iPhone me ekrane me të mëdhenj ka bërë që Kina të jetë tregu më i rëndësishëm i Apple, sipas një raporti të ri nga App Annie që ka analizuar ndikim që vendi ka pasur në të ardhurat e App Store.

Auto & Tek
Sipas analizave të nxjerra nga kjo firmë, Kina ka pasur një ndikim të madh në shitjet e iPhone 6 dhe 6 Plus, dhe kështu duke nxjerrë të ardhura të mjaftueshme në të dyja termat – si në aplikacionet iOS ashtu edhe në pajisjet e Apple.
Në ndërkohë, Google Play ende mbetet pas për shkak që shitjet janë ngritur vetëm në Indi dhe Azi Juglindore, transmeton lajmi.net.
Me fjalë të tjera, shkarkimet në mbarë botën ishin 90% më të larta në Google Play se sa në App Store, por të ardhurat nga këto shkarkime të aplikacioneve ishin 80% më të larta në App Store se sa në Google Play. (lajmi.net)