Taulanti: Fitore e madhe, ma uroi dhe Graniti
Taulant Xhaka ka zbuluar se fitoren që Shqipëria e arriti sonte kundër Armenisë, ia ka uruar dhe vëllai i tij që luan për Zvicrën Granit Xhaka.
Sport
Taulanti gjithashtu ka lavdëruar dhe sulmuesin, Shkëlzen Gashi.
“Për Shqipërinë është kënaqësi të luajmë, e gjithë familja ime është pranë meje. Graniti më ka dërguar një mesazh në të cilin shkruante: ‘Urime vëlla fitoren’”, deklaroi ai pas ndeshjes.
“Gashi është tipik sulmues dhe tregoi kualitetet e tij”, deklaroi Xhaka pas ndeshjes. “Shpresoj të zhvillojmë një festë të mirë, e merituam fitoren sepse kishim shumë raste”, shtoi ai.