Tani mund të bëni vizatime në fotografitë që i ngarkoni në Facebook (Foto)

Facebook ka kohë që ju lejon të editoni, preni dhe të shtoni filterë në fotografitë që i ngarkoni në të, por tani ju do të jeni në gjendje që të vizatoni në to – po, ngjashëm si në Snapchat.

Auto & Tek

06/10/2015 22:08

Kjo do të bëhet falë një veçorie të re të quajtur “Doodle”, një vegël e thjeshtë lapsi që Facebook do ta lansojë për aplikacionet e celularëve duke filluar nga sonte.

Kur e zgjidhni një foto që dëshironi ta ngarkoni në Facebook, ju do të shihni një numër opsionesh për ta edituar fotografinë. Doodle do të shfaqet në anën e djathtë, duke ju lejuar që të zgjidhni një ngjyrë dhe të vizatoni mbi ngarkesën tuaj, transmeton lajmi.net.

Nëse e prekni dhe e mbani ngjyrën dhe rrëshqisni me gisht në anën e majtë, atëherë ju mund ta ndryshoni edhe madhësinë e brushës, gjithashtu.

Veçoria e re do të lansohet për iOS dhe Android, kështu ajo mund të jetë në dispozicion ndoshta që tani për ju kur e hapni aplikacionin e Facebook. (lajmi.net)

FacebookDoodle.0