Tani mund ta përdorni Skype në web, pa e instaluar aplikacionin

Prej sot, ju do të mund ta përdorni Skype-n duke shkuar thjeshtë në ‘Skype.com’ me shfletuesin tuaj, dhe të bisedoni me miqtë dhe familjen pa e shkarkuar aplikacionin fare.

Auto & Tek

05/06/2015 20:41

Për momentin kjo mundësi është në versionin beta, por e hapur për publikun.

Përdoruesit në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar mund të shkojnë në ‘Skype.com’ për t’u lidhur me miqtë dhe familjarët pa e shkarkuar fare aplikacionin.

Shtatë muaj më parë, Microsoft pati njoftuar se do të krijonte një platformë gjithëpërfshirëse të aplikacionit, që do të qasej nga kompjuterët, celularët, TV-të dhe konzolat e lojërave, transmeton Lajmi.net.

Në vend se ta ngarkoni kompjuterin tuaj me një instalim të një aplikacioni tjetër, vetëm hyni në ‘Skype.com’ dhe filloni të shkruani mesazhe dhe të bëni thirrje.