Tani do të mund të shikoni video 8K në YouTube
Shumica e njerëzve nuk kanë një monitor ose TV që mbështetë rezolucionin 4K, pra pse YouTube të shfaqë edhe atë 8K? Ka vetëm një përgjigje: Për shkak që ju mund të shikoni video në këtë mënyrë.

Auto & Tek
Siç edhe njofton 9to5Google, një video në YouTube e titulluar “Ghost Towns in 8K” mund të shikohet në 8K apo në rezolucion 4320p.
Videoja ishte filmuar nga Luke dhe Neumann, të cilët përdorën kamerën RED Epic Dragon 6K dhe më pas e ndryshuan rezolucionin e videos duke përdorur Adobe After Effects, për të arritur rezolucionin 8K, transmeton Lajmi.net.
Është mirë të shohësh YouTube-në të avancojë drejt videove me rezolucion ultra-të lartë. Por, sigurisht ju nuk do të mund ta shijoni rezolucionin e vërtetë 8K, për shkak që monitorët 8K ende nuk ekzistojnë. Por, edhe nëse do të kishit një të tillë, përsëri do të duhej një pajisje mjaft e fuqishme harduerike për të shikuar pa probleme një video të tillë.