“Talenti i Odegaard është një dhuratë nga Zoti”

Ylli i Real Madrid, Martin Odegaard ka pranuar disa lëvdata nga trajneri holandez, Dick Advocaat.

Sport

23/05/2019 21:59

20 vjeçari i cili aktualisht është i huazuar tek Vitesse ka kaluar në një formë të jashtëzakonshme gjatë këtij sezoni.

Paraqitjet e mira të norvegjezit kanë shtyrë trajnerin e Utrecht që të mendoj se ai ka një talent të madh, të dhënë si dhuratë nga Zoti.

“Ai ka një talent të madh, një dhuratë nga Zoti” ka thënë Advocaat ëpr ‘Fox Sports’, transmeton lajmi.net.

“Pse është Ziyech kaq i mirë? Këta djemë kanë lindur në të njëjtën mënyrë si Odegaard” ka thënë tutje ai.

“Ky djalosh kushton 20-25 milionë euro. Për çfarë po flasim? Kaq kushton e gjithë skuadra këtu” ka thënë ndër të tjerash ish selektori i Serbisë.

Odegaard ka pasur një sezon impresiv, duke shënuar 11 gola dhe duke shtuar 12 asistime në 37 paraqitje. /Lajmi.net/