Takon “kopjen” e tij në aeroplan

Çdo kush e ka menduar së paku një herë nëse ekziston ndonjë njeri tjetër që na ngjason shumë, ndërsa ky britanez e ka gjetur atë.

Fun

01/09/2016 05:56

Pothuajse identik në çdo element të pamjes, një britanik dhe një irlandez janë takuar gjatë një fluturimi dhe madje ndanin të njëjtin vend të ulëseve, transmeton lajmi.net

Ata së bashku kanë shkrepur një fotografi për të festuar këtë moment unik dhe shumë të lumtur.

Fotografia së pari në rrjetin social Twitter e pastaj në të gjitha rrjetet sociale ka bërë bujë të madhe.

Të dy konsiderohen njerëz me shumë fat, që e kanë takuar njëri-tjetrin./lajmi.net