Takimi mes Ulutash dhe Orav: Bashkëpunimi NATO-BE, kyç për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti shefin e sapoemëruar të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në njoftimin e lëshuar thuhet se Ulutash dhe Orav shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit. Komandanti Ulutash përsëriti përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për bashkëpunim të vazhdueshëm me misionin e BE-së për Sundimin e…
Lajme
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti shefin e sapoemëruar të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se Ulutash dhe Orav shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit.
Komandanti Ulutash përsëriti përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për bashkëpunim të vazhdueshëm me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe mbështetjen e plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Bashkëpunimi NATO-BE është kyç për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.