Takimi mes Barcës dhe agjentit të Dembele – NUK ka marrëveshje, akoma gjithçka e hapur

Vazhdon të jetë e hapur dilema e Ousmane Dembele për të ardhmen e tij.

Sport

25/05/2022 10:56

Ylli francez i Barcelonës do të mbetet pa kontratë së shpejti dhe negociatat mes tij dhe Barcelonës po vazhdojnë.

Anësori nuk ka arritur akoma marrëveshje me katalanët, sipas raportimeve të Fabrizio Romano. Por, gjithçka mbetet e hapur, përcjell lajmi.net.

Takimi mes agjentit të Dembele dhe përfaqësuesve të Barcelonës thuhet se ndodhi gjatë kësaj jave, por nuk pati përgjigjen finale.

Nga kampi i lojtarit janë duke pritur për mundësinë që oferta e Barcelonës të përmirësohet, por fillimisht duhet të zgjidhen problemet me Fair Play Financiar.

Dembele në anën tjetër lidhet edhe me një kalim të mundshëm te Paris Saint-Germain ose Chelsea. /Lajmi.net/