Takimi i Ramiz Lladrovcit me Haxhiun lidhet me testin për prokurore të familjares së tij
Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar një koment lidhur me veprimet dhe deklaratat e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci. Sipas Mehmetajt, Lladrovci para se të padisë publikisht dikë, fillimisht duhet të dalë para gjykatës për të konfirmuar deklarimet që ai ka bërë në emisionin Debat Plus. Mehmetaj hedh dyshime se Lladrovci u takua me Haxhiu dje…
Lajme
Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar një koment lidhur me veprimet dhe deklaratat e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Sipas Mehmetajt, Lladrovci para se të padisë publikisht dikë, fillimisht duhet të dalë para gjykatës për të konfirmuar deklarimet që ai ka bërë në emisionin Debat Plus.
Mehmetaj hedh dyshime se Lladrovci u takua me Haxhiu dje sepse një familjare e tij me emrin Arlind Alshiqi Lladrovci i nënshtrohet testit për Prokurore për Prokurore që mbahet javën e ardhshme.

“Ramiz Lladrovci para se me padite publikisht kedo, fillimisht duhet me dal para Gjykates e me i konfirmu deklarimet shpifese qe i ka bere ne Debat Plus. Nje nga nje. Ne nderkohe, i urojme familjares se tij suksese ne testin per Prokurore qe mbahet javen e ardhshme, pas atij me shkrim. Besoj se Albulena Haxhiu e Vjosa Osmani jane mikesha te nevojshme ne kete rrugetim”, shkruan Mehmetaj.
Lladorvci ka thënë se nuk ka harruar “kush i ka thënë kujt kriminel” duke kujtuar se fitoren në Drenas ua dedikoj ish-krerëve të UÇK-së që janë në Hagë, por siç ka thënë ai “jetën normale nuk guxojmë ta bëjmë të padurueshme”.
“Mbaj mend gjatë dhe e di kush i ka thënë kujt kriminel, e di kujt ia dedikova fitoret, e di çfarë nuk dua, por, jetën normale nuk guxojmë ta bëjmë të padurueshme. Po kalojnë vite dhe politika jonë po kërkon vetëm viktima, politikë të cilës nuk i intereson se ku është Kosova dhe e ardhmja e saj. Kur një drekë e lidhur me temë personale nxit kaq reagime, merrni me mend sa do të nxiste reagim dreka e përbashkët e krerëve politik të Kosovës që do të donin të dilnin nga gjendja ku gjendemi. Deficitet nuk shërohen me denoncime, do të vazhdoj të kem dreka, si çdo qytetar i lirë, në Kosovën e lirë”, ka shkruar Lladrovci./Lajmi.net/