Takimi i Patrikut Serb me Putinin, vjen reagimi nga Kurti
Gjatë ditës së djeshme kreu i Kishës Ortodokse Serbe Porfirije zhvilloi një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Porfirije, përveç falënderimeve ndaj Putinit për mbështetjen, foli edhe për Kosovën, Republikën Srpska dhe Malin e Zi, duke thënë se qëndrimi i Serbisë varet nga qëndrimi i Rusisë. Dënimi i “revolucionit me ngjyra” dhe “pushteteve perëndimore”,…

Lajme
Gjatë ditës së djeshme kreu i Kishës Ortodokse Serbe Porfirije zhvilloi një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Porfirije, përveç falënderimeve ndaj Putinit për mbështetjen, foli edhe për Kosovën, Republikën Srpska dhe Malin e Zi, duke thënë se qëndrimi i Serbisë varet nga qëndrimi i Rusisë.
Dënimi i “revolucionit me ngjyra” dhe “pushteteve perëndimore”, bashkë me dëshirën që Serbia t’i bashkohet botës ruse, ishin mesazhet që kreu i kishës ortodokse serbe, Porfirije, ia përcolli presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Kurtit Patriarku bëri thirrje për një riorganizim më të gjerë gjeopolitik nën udhëheqjen ruse duke e bërë të ditur se Rusia dhe Serbia duhet të jenë gjithmonë bashkë.
A concerning development emerged from yesterday’s meeting between the Serbian Orthodox Patriarch and Vladimir Putin in Moscow. The Serbian Orthodox Church has long played an active political role, but the explicit alignment in the meeting’s transcript is revealing—especially…
— Albin Kurti (@albinkurti) April 24, 2025
Më tutje Kurti u shpreh se Kosova, megjithatë, qëndron e palëkundur në parimet dhe aspiratat e saj demokratike dhe pa mëdyshje hedh poshtë agjendat revizioniste të drejtuara nga pushtetet autoritare.