Takimi Biden-Putin filloi në formatin e një video-konference

Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë filluar sot bisedimet dypalëshe në formatin e një video-konference.

Bota

07/12/2021 18:19

Siç u njoftua më parë, liderët pritet të diskutojnë situatën në lidhje me Ukrainën, zgjerimin e NATO-s në lindje, çështjet e stabilitetit strategjik dhe agjendën dypalëshe, si dhe mund të prekin çështjet e sigurisë rajonale, duke përfshirë situatën në Afganistan.

Kjo është biseda e tyre e pestë që kur Biden mori presidencën. Më herët, dy liderët kanë pasur tre biseda telefonike dhe janë takuar personalisht në Gjenevë në qershor të këtij viti. Takimi i tyre në atë kohë zgjati gati dy orë dhe ishte konstruktiv, sipas të dyja palëve.