Takim i “rëndësishëm” – Avdyli i shkon në zyre Bashës, ai e pret me dorë në xhep: Shquhet për energji pozitive, por edhe për qëndrime të hapura e të prera
Deputeti i koalicionit VV-GUXO-Alternativa, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se në një sistem demokratik shumëpartiak, nuk është e mundur që një politikan të jetë i dashur për të gjithë. Sipas tij, përkundër dallimeve politike apo preferencave personale, Basha është zgjedhur në mënyrë legjitime…

Lajme
Deputeti i koalicionit VV-GUXO-Alternativa, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se në një sistem demokratik shumëpartiak, nuk është e mundur që një politikan të jetë i dashur për të gjithë.
Sipas tij, përkundër dallimeve politike apo preferencave personale, Basha është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe si i tillë duhet respektuar si autoritet shtetëror, transmeton lajmi.net.
Avdyli tha se ka pasur marrëdhënie të mira kolegjiale dhe personale me Bashën gjatë tri mandateve si deputet, duke e vlerësuar atë për energjinë pozitive dhe qëndrimet e qarta politike.
Ai shprehu besimin se Basha do të jetë një kryetar i denjë i Kuvendit dhe bëri të ditur se sot e ka vizituar në zyrë për t’i uruar detyrën dhe për të zhvilluar një bisedë mbi situatën aktuale politike në vend.
Postimi i plotë:
Kur je në politikë, në një sistem shumëpartiak, asnjeherë nuk ndodh, që një i zgjedhur me qenë i dashur për të gjithë.
Disa të duan, disa të respektojnë, disa të urrejnë, e disa të shajnë, e të baltosin.
Por ky është çmimi që duhet paguar kur ke qëndrim e orientim tëndin politik.
Dimal Basha sot është kryetar Kuvendi, dhe për aq sa është, skemi nevojë ta duam të gjithë, por duhet ta respektojmë si autoritet që mban njërën nga pozitat më të larta në shtet.
Opozitës e kundërshtarëve politik nuk iu bie tamam asnjë emër, e dikush ndoshta edhe nga ne do kishte preferenca tjera.
Por Dimali ishte propozimi që morri votat e nevojshme prandaj sot është kryetari legjitim e fuqiplotë i Kuvendit të Kosovës.
Si deputet, në 3 mandate, kemi pas raporte të shkëlqyera me Dimalin, si kolegjiale e personale.
Ai shquhet për energji pozitive por edhe qëndrime të hapura e të prera.
Besoj shumë që do jetë një kryetar i mirë i Kuvendit.
Sot, në zyren e tij, i urova dhe bëmë një bisedë të hapur për situatën aktuale./lajmi.net/