Sorensen pas takimit me Gjuriqin: Dialogu duhet të vazhdojë për të avancuar normalizimin Kosovë-Serbi, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit

Emisari special i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është deklaruar lidhur me takimin që ka pasur me Marko Gjuriq. Sorensen, ka thënë se me Gjurin, kanë diskutuar për ‘’rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në dialog’ për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve’’. “U takova me @markodjuric. Diskutuam rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në Dialogun…

Lajme

04/07/2026 21:28

Emisari special i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është deklaruar lidhur me takimin që ka pasur me Marko Gjuriq.

Sorensen, ka thënë se me Gjurin, kanë diskutuar për ‘’rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në dialog’ për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve’’.

“U takova me @markodjuric. Diskutuam rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në Dialogun e ndërmjetësuar nga 🇪🇺 për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, si dhe për avancimin e normalizimit ekonomik që përmirëson jetën e përditshme të qytetarëve.”, ka shkruar ai.