Tahiri: Si mund t’i besojnë qytetarët institucioneve që udhëhiqen nga dikush që nuk ka as mandat e as pozitë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti po udhëhiqet nga dikush që nuk ka mandat e as pozitë. Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se si munden qytetarët t’i besojnë një Qeverie të tillë, shkruan lajmi.net. “Si mund t’iu besojnë qytetarët institucioneve, kur në prapavijë të tyre…

Lajme

17/10/2024 15:40

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti po udhëhiqet nga dikush që nuk ka mandat e as pozitë.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se si munden qytetarët t’i besojnë një Qeverie të tillë, shkruan lajmi.net.

“Si mund t’iu besojnë qytetarët institucioneve, kur në prapavijë të tyre komandon dikush tjetër. Dikush që s’ka as mandat, as pozitë, as autorizim e rrjedhimisht, nuk jep as llogari për veprat e veta. E mosbesimi, është hapi i parë i rënies së një shteti modern. Megjithatë, qytetarët e Kosovës gjithmonë kanë ditur ta bëjnë diferencën, kur është fjala për atë çka na përbashkon në fatin tonë kolektiv – sigurinë dhe perspektivën e Kosovës. Prandaj, ata do ta bëjnë diferencën edhe me 9 shkurt, duke i çliruar institucionet nga kapelet e zeza. Ata duan qeverisje të hapur, transparente, llogaridhënëse e me perspektivë”, ka shkruar Tahiri në Faceook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: