Tahiri reagon ndaj Osmanit: Shokuese sinkronizimi me Kurtin për datën e zgjedhjeve
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas deklaratave të Presidentes Vjosa Osmani në intervistën e saj të fundit, ku ajo tha se datën e zgjedhjeve ia kishte dhënë Kryeministrit Albin Kurti. Përmes një reagimi në Facebook, Tahiri tha se është shqetësuese të dëgjohet se Presidentja kishte vepruar në sinkron të plotë me Kurtin, duke…
Lajme
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas deklaratave të Presidentes Vjosa Osmani në intervistën e saj të fundit, ku ajo tha se datën e zgjedhjeve ia kishte dhënë Kryeministrit Albin Kurti.
Përmes një reagimi në Facebook, Tahiri tha se është shqetësuese të dëgjohet se Presidentja kishte vepruar në sinkron të plotë me Kurtin, duke e cilësuar këtë si veprim në dëm të opozitës.
“Për mua është bukur shokuese të dëgjoj se Presidentja Vjosa Osmani kishte vepruar në sinkronizim të plotë kundër opozitës, duke i shërbyer kauzës elektorale të Albin Kurtit,” ka shkruar Tahiri.
Ai shtoi se vendimi për datën e zgjedhjeve parlamentare, 28 dhjetor 2025, ishte pikërisht data që ishte kërkuar nga Kurti, ndonëse sipas tij kjo ishte kundërshtuar nga partitë opozitare.
Reagimi i Tahirit vjen pas intervistës së Osmanit, ku ajo foli për procesin e caktimit të datës së zgjedhjeve dhe raportet e saj me Kurtin. /Lajmi.net/