Tahiri: Qeveria Kurti e ka rrezikuar perspektivën integruese të Kosovës 

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë qeveria ka dështuar të bëjë të qartë se kush përfaqëson pro-evropianizmin dhe pro postulatet e NATO-s për siguri kolektive. Kështu ka thënë Tahiri duke komentuar vizitën e Ursula von der Leyen në Serbi. “Nga një vend i goditur nga sulme…

Lajme

26/10/2024 16:53

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë qeveria ka dështuar të bëjë të qartë se kush përfaqëson pro-evropianizmin dhe pro postulatet e NATO-s për siguri kolektive.

Kështu ka thënë Tahiri duke komentuar vizitën e Ursula von der Leyen në Serbi.

“Nga një vend i goditur nga sulme të sponsorizuara terroriste nga regjimi i Vuçiqit, dhe i cili publikisht ka hequr dorë nga obligimet e caktuara nga dialogu dhe marrëveshja, diplomacia e dështuar e kësaj qeverie jo vetëm që nuk ka arritur të bëjë të qartë se kush përfaqëson pro-evropianizmin dhe pro postulatet e NATO-s për siguri kolektive, por e ka zhytur Republikën e Kosovës në një rrugë pa krye dhe me perspektivë zero evropiane”, ka thënë Tahiri.