Tahiri: Qeveria Kurti e ka legalizuar konceptin ‘parti-shtet’

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti e ka legalizuar konceptin ‘parti-shtet’. Kështu ka thënë Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës. “Sot, u formalizua shkatërrimi i Administratës së Shtetit. Sot, Qeveria e legalizoi partizimin e shtetit me nenin që…

Lajme

30/10/2024 14:14

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti e ka legalizuar konceptin ‘parti-shtet’.

Kështu ka thënë Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës.

“Sot, u formalizua shkatërrimi i Administratës së Shtetit. Sot, Qeveria e legalizoi partizimin e shtetit me nenin që e normon Ushtruesin e Detyrës me dy vjet në ushtrimin e detyrës në pozita të larta. Sot, me një e-mail emërohesh Sekretar i Përgjithshëm dhe në të njëjtën ditë me një e-mail tjetër shkarkohesh. Sot, është legalizuar koncepti ‘Parti Shtet'”, ka thënë Tahiri.