Tahiri: Pushteti ndërhyn në punësime, tenderë dhe udhëheqje të ndërmarrjeve publike

Kandidati i PDK-së për deputet, Arian Tahiri, ka thënë se pushteti ndërhyn në shumë procese. Ai foli edhe për mesazhet e publikuara ku përfshihen Artane Rizvanolli dhe Dejona Mihali në punësim e Faruk Mujkës në krye të Ibër Lepencit. “Ka dyshime të bazuara, ka hetime ndaj ministrave, ka ministra me aktakuzë pa dasht me paragjyku…

Lajme

17/12/2025 21:45

Kandidati i PDK-së për deputet, Arian Tahiri, ka thënë se pushteti ndërhyn në shumë procese.

Ai foli edhe për mesazhet e publikuara ku përfshihen Artane Rizvanolli dhe Dejona Mihali në punësim e Faruk Mujkës në krye të Ibër Lepencit.

“Ka dyshime të bazuara, ka hetime ndaj ministrave, ka ministra me aktakuzë pa dasht me paragjyku epilogun. Ndërhyjnë në procese, edhe kush me marrë tendera, edhe punësimit, edhe kush më udhëheq me ndërmarrje publike”, ka thënë në T7.