Tahiri: PDK së shpejti inicion kërkesë për shpërbërje të Kuvendit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar se ditët në vijim do të iniciojnë kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit. Sipas tij, afati i fundit për shpërndarjen e legjislaturës së tetë është fundi i muajit prill, kësisoj do të mundësohej që në muajin qershor të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Tahiri…
Lajme
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar se ditët në vijim do të iniciojnë kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit.
Sipas tij, afati i fundit për shpërndarjen e legjislaturës së tetë është fundi i muajit prill, kësisoj do të mundësohej që në muajin qershor të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
Tahiri shtoi se kryetari i PDK-së shumë shpejtë do të nis diskutimet edhe me partitë opozitare që vendi të shkojë në zgjedhje sa më shpejtë.
Këto komente Tahiri, i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.