Tahiri: Në vend se një treg i përbashkët me Evropën, ka rrezik që të bëhet treg i shpërbashkë me Serbinë
Ish-negociatorja e Kosovës në bisedimet Kosovës-Serbi, Edita Tahiri ka thënë se në vend të një tregu përbashkët me Evropën, ka rrezik se mund të krijohet një treg i përbashkët me Serbinë.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se nëse ndodh kjo atëherë është një kthim mbrapa për rajonin dhe një alternativë që të krijohet Serbia e madhe.
“Ne vend se një treg i shpërbashket me Evropën, ka rrezik qe te behet treg i perbashket me Serbine. Është një kthim prapa për rajonin dhe një mundësi qe Serbia te kthehet ne hegjemon ekonomik ne Ballkan, si një rruge alternative për te krijuar “Serbinë e Madhe”, duke qene se dështoi politikisht kur tentoi ndryshimin e kufijve ne tre vitet e fundit. Kosova duhet te këtë kujdes mos ta bej gabime!”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/