Tahiri: Kosova s’ka qenë dhe s’do jetë kurrë pronë e Vetëvendosjes, po bëhen shkelje brutale të ligjit duke qenë edhe deputet edhe ministra
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka thirrur sot konferencë për media në të cilën ka folur në lidhje me shkeljet “brutale e flagrante të ligjit” që po bëhen duke mbajtur nga dy pozita nga ana e zyrtarëve të Vetëvendosjes. Tahiri deklaroi se këta të fundit si zyrtarë të Vetëvendosjes po bëjnë shkelje” duke u betu…
Lajme
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka thirrur sot konferencë për media në të cilën ka folur në lidhje me shkeljet “brutale e flagrante të ligjit” që po bëhen duke mbajtur nga dy pozita nga ana e zyrtarëve të Vetëvendosjes.
Tahiri deklaroi se këta të fundit si zyrtarë të Vetëvendosjes po bëjnë shkelje” duke u betu si deputet e duke hyp në veturat e tyre duke shku në ministri”.
“Në qoftë se shohim ligjin për qeveri, neni 31 që flet për kufizime te Qeverisë në dorëheqje,neni 1.3 thotë se “kufizimet e qeverisë në dorëheqje: Nuk inicion procedura të reja për emërime në pozita publike”.Le që po vazhdojnë me bë emërime, komisione por edhe po përgatiten që jo vetëm në nivel politik të shkeljes së ligjit të betimit ta shkelin kushteutën por edhe në administratë.Nuk guxon as kjo qeveri që të kthejnë administratë në në funksion të një partie. S’do të lejojë që të kemi një parti shtet e sot po themi se kjo logjikë duhet të ndalet menjëherë.Këto vendime të jashtëligjshme duhet të ndalen menjëherë, e këta anëtarë të komisionit që marrin pjesë në procedurë të jashtëligjshme duhet të kenë kujdes sepse Aleanca këtë çështje do ta ngris në Prokurori duke ngritur kallëzim penal. Njerëzit që sot punojnë në Administratë nuk guxojnë të bien pre e presionit të tyre”,tha Tahiri, transmeton lajmi.net.
Ai tha se “Ata me një email u vendosën si ushtrues detyre dhe me një email mund të shkarkohen”.
“Kjo çështje nuk do të jetë dhe s’do të mbetet vetëm deklaratë politike.Do kërkojmë shqyrtimin e ligjshmërisë së këtyre akteve e vendimeve të paligjshme e do t’u drejtohemi organeve kompetente. Kësaj qeverie u themi ndalni kapjen e administratës dhe mos u bëni presion me e shkel ligjin e me marr vendime që nesër do jenë me karakter penal. Kosova nuk është dhe s’ka qenë e s’do të jetë kurrë pronë e asnjë partie, e as e Vetëvendosjes. Në Aleancë jemi duke trajtu disa shkelje, e shkeljet do të trajtohen ditët në vijim sepse ka shkelje në disa pika, jo vetëm në këtë”./Lajmi.net/