“Fundi i Arratisë”, kapet në Krujë personi shumë i kërkuar Ylli Zalla
Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Fundi i Arratisë”, gjatë të cilit është kapur në Krujë personi shumë i kërkuar, Ylli Zalla. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, i cili ka përgëzuar Policinë e Shtetit për finalizimin e operacionit. Sipas Lamallarit, operacioni është…
Lajme
Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Fundi i Arratisë”, gjatë të cilit është kapur në Krujë personi shumë i kërkuar, Ylli Zalla.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, i cili ka përgëzuar Policinë e Shtetit për finalizimin e operacionit.
Sipas Lamallarit, operacioni është zhvilluar nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.
Gjatë aksionit në Krujë, autoritetet kanë bërë të mundur kapjen e Ylli Zallës, i cili ishte person në kërkim dhe i shmangej drejtësisë.
Zalla i cilësuar nga autoritetet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, tashmë ndodhet në prangat e Policisë së Shtetit.