Tahiri kërkon që gratë të jenë pjesë e vendimmarrjes

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri është ankuar se ka mungesë të madhe të grave në Qeverinë e Kosovës.

Lajme

08/03/2015 12:42

Duke folur në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ku janë mbledhur të gjitha gratë deputete dhe politikane nga të gjitha trevat shqiptare, për nder të 8 Marsit, Tahiri ka thënë se gratë duhet të jenë pjesë e organeve vendimmarrëse.

“Nuk ka përfaqësim të duhur të grave të Qeveri”, ka thënë Tahiri.

Ministrja Tahiri ka thënë se Kosova është model për përfaqësimin e grave në Parlament, duke aplikuar kuotën e 30 për qindëshit, por jo edhe në Qeveri.

“Më e rëndësishme është që gratë të jenë në pozicione vendimmarrëse”, ka thënë Tahiri.

Në Kuvendin e Kosovës po marrin pjesë gratë politikane të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës dhe Kosovës.

Një seancë të tillë për herë të parë ishte mbajt vjet në Kuvendin e Shqipërisë.