Tahiri: Ka dakordim mes opozitës që të mos formohet qeveri me LVV-në

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka dhënë një informacion ekskluziv në Klan Kosova lidhur me zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit. Në emisionin DPT Fidani, ai tha se partitë opozitare të vendit kanë biseduar me njëra-tjetrën që të mos bëjnë koalicione me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila tashmë është në krye të…

Lajme

11/10/2024 20:47

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka dhënë një informacion ekskluziv në Klan Kosova lidhur me zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit.

Në emisionin DPT Fidani, ai tha se partitë opozitare të vendit kanë biseduar me njëra-tjetrën që të mos bëjnë koalicione me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila tashmë është në krye të vendit duke qeverisur.

“Nuk ka garanc, janë disa tema të rëndësishme së pari për të ndodhur qeveria e ardhshme, duhet të vendoset një kriter kush është i pari e kush është i dyti” tha ai.

“Kjo është ekskluzive pasi po flasim, nuk ka diskutim brenda partive opozitare për kriterin për formën apo kush a është ai që del i pari, varet shumë i pari”.